Vetura godet çiklistin në Breg të Diellit, fatmirësisht shpëton – reagojnë Marakli t’biciklave

Kronikë e zezë

Vetura godet çiklistin në Breg të Diellit, fatmirësisht shpëton – reagojnë Marakli t’biciklave

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte te “Banesat e Bardha” në Prishtinë është goditur një biçiklist nga një veturë.

Në lidhje me këtë ka pasur një reagim nga grupi “Merakli t’Biciklave”, ku thonë që sonte nuk pësoi një çiklistë por një komunitet.

“Ne si grup vazhdimisht shprehim paknaqësit tona, dhe jemi kundër ngasësve të papërgjegjshëm të automjeteve, por jo vetëm pasi që kjo është edhe pasojë e mungesës së shtigjeve adekuate për çiklizëm, shënjëzimit e që vazhdimisht e bën të pa sigurt, çdo udhëtim tonin me biçikletë”, thuhet në reagimin e tyre.

Poashtu ata ftojnë të gjithë për kujdes të shtuar në trafik.

“Institucioneve publike u bëjmë thirrje për investime të shpejta në sigurimin e kushteve për çiklizëm në Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Gjithashtu i bëjmë apel organeve të sigurisë ,por edhe të drejtesisë të ndeshkojnë shkelësit e ligjit në rastin e sulmit ndaj një çiklistit , që ndodhi sonte në Komunën e Prishtinës.”, thuhet në reagimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat