Për 24 orë u shënuan 41 aksidente e u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba trafiku

Kronikë e zezë

Për 24 orë u shënuan 41 aksidente e u shqiptuan mbi 1 mijë gjoba trafiku

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:26
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24 orësh se janë shënuar 41 aksidente trafiku, prej tyre 16 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

Po ashtu Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 164 gjoba trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Tutje bëhet e ditur se PK ka arrestuar 22 persona, ndërsa në mbajtje ka dërguar 10 të tjerë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat