Aksident në zonën e Xhamllikut, automjeti përplas keqazi një kalimtare

Kronikë e zezë

Aksident në zonën e Xhamllikut, automjeti përplas keqazi një kalimtare

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Një mjet me targë TR 4020 M ka përplasur një këmbësore, V.R. 60 vjeç.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e gjakut në rrugë, përplasja ka qenë e fortë.

“Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

E aksidentuara është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferja e cila është tronditur nga ngjarja duke shpërthyer në të qara, është shoqëruar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat