Gjendet i vdekur një person në Rahovec, fqinjët dëgjojnë kundërmimin e erës së kufomës

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Rahovec, fqinjët dëgjojnë kundërmimin e erës së kufomës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Rahovec.

I njeri ishte rreth moshës 50 vjeçe dhe sipas të afërmve të tij, vuante nga obeziteti.

Lajmin e ka konfirmuar për media, drejtori Rajonal i Komunës së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 “Rreth orës 19:40 rastin e ka raportuar një kushëri i viktimës. I ndjeri ka qenë rreth moshës 50 vjeçe dhe ka jetuar i vetëm. Sipas të afërmve, ai ka vuajtur nga obeziteti dhe 3-4 ditët e fundit nuk është parë të ketë dalë jashtë. Kusherinjtë kanë dëgjuar kundërmimin e erës dhe kanë njoftuar policinë, kjo e fundit së bashku me ekipet mjekësore i është përgjigjur kërkesës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty kanë parë që është një trup i pajetë. Trupi ka filluar të dekompozohet, ndoshta për shkak të temperaturave të larta. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Graishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat