Tenton ta rrëmbejë me forcë ish të dashurën, i vjedh para, ari e telefon

Kronikë e zezë

Tenton ta rrëmbejë me forcë ish të dashurën, i vjedh para, ari e telefon

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Një vepër “rrëmbim në tentativë dhe grabitje”, është raportuar të shtunën në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Fushë Kosovë është arrestuar një person për veprën rrëmbim në tentativë dhe grabitje”.

Sipas njoftimit, një femër ka raportuar në stacionin policor se ish i dashuri i saj ka tentuar ta rrëmbej dhe ta fus me forcë në veturën e tij.

“Gjatë rezistencës i dyshuari i ka grabitur çantën në të cilën kishte para të gatshme 150 euro si dhe një pllakë ari dhe një telefon në vlerë 800 euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat