Policia jep detaje për aksidentin në Brecë - Bota Sot
Policia jep detaje për aksidentin në Brecë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Brecë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:26
Foto Ilustrim

Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 13 :00, ka pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat