Mësohet motivi i tentim vrasjes nga punonjësi i Policisë së Kosovës në Lipjan

Kronikë e zezë

Mësohet motivi i tentim vrasjes nga punonjësi i Policisë së Kosovës në Lipjan

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:41
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, raportoi se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës nga stafi civil i Policisë, pasi dyshohet për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Gazeta Sinjali ka mësuar se tentim vrasja kishte për motiv kontestin pronësor.

Ngjarja kishte ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit.

Punonjësi i policisë fillimisht e kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull dhe më pas kishte tentuar ta godas me mjet të fortë.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje pasdite një punonjës të Policisë së Kosovës (staf civil)  me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

I arrestuari me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat