Rrokulliset traktori, një i vdekur e një i lënduar në Podujevë - Bota Sot
Rrokulliset traktori, një i vdekur e një i lënduar në Podujevë

Kronikë e zezë

Rrokulliset traktori, një i vdekur e një i lënduar në Podujevë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një traktor është rrokullisur në Podujevë, ku si pasojë është lënduar një person dhe një tjetër ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së një traktori një person ka marrë lëndime trupore dhe një tjetër ka ndërruar jetë, viktimat janë meshkuj kosovarë.

I lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat