Aksident në Fushë Krujë, Golfi përplas motoristin, drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Krujë, Golfi përplas motoristin, drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:57
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Fushe Krujë-Durrës ku një “Golf” me targa AB 969 AA  është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes së fortë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit.

Ai ëhstë dërguar me urgjencë drejt Tiranes ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Sipas policisë mendohet se shkaku i aksidentit është  shpejtësia e lartë e makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat