Mirditë, humb kontrollin e motorit, vdes 38-vjeçari

Kronikë e zezë

Mirditë, humb kontrollin e motorit, vdes 38-vjeçari

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:08
Ilustrim

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë.

Drejtuesi i një motoçiklete, 38 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka gjetur vdekjen.

“Sot, rreth orës 19:00, Rubik, Mirditë, drejtuesi i  motoçikletës shtetasi Xh. N., 38 vjeç , banues në Rubik, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat