Gjirokastër, vritet 21-vjeçari, sillet i pajetë në spital

Kronikë e zezë

Gjirokastër, vritet 21-vjeçari, sillet i pajetë në spital

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:34
Policia

Vritet në rrethana misterioze një i ri i komunitetit rom në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Zinxhira”.

I riu 21-vjeçar është sjellë i pajetë në Spitalin Rajonal.

Ndërkohë që mjekët kirurgë kanë konstatuar shenja në ballë çka mund të ketë qenë edhe plaga qe i ka shkaktuar vdekjen.

Sipas këqyrjes paraprake të trupit të tij dyshohet se është goditur me sende të forta.

Policia ka shkuar në spital dhe po hulumton për ngjarjen e zbardhjen e identitetit të viktimës.

Viktima është sjellë në spital nga persona të panjohur të cilët janë larguar menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat