Humb jetën tragjikisht një person në Kamenicë

Kronikë e zezë

Humb jetën tragjikisht një person në Kamenicë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:47
Foto Ilustrim

Një person ka vdekur në Kamenicë, pas një aksidenti që ka pësuar duke prerë drunj në mal.

Sipas sinjalizuesit, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë kishte ndërruar jetë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Gjyrishec të Kamenicës.

 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e konfirmoi rastin.

“Policia e Kosovës është njoftuar se një rast lëndimi i rëndë ka ndodhur dje në orët e paradites në fshatin Gjyrishec. Policia e Kosovës, njësitet relevante të hetimeve rajonale me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se viktima M.K., ishte sjellur pa shenja jete në QKMF në Kamenicë, i cili ishte lënduar në mal duke prerë drunj dhe si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti mbyllet me një raport të veçantë si “Vdekje aksidentale”, kur viktima iu është liruar familjes për ceremoni varrimi”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat