Bastiset kasetofoni që familjarët i dërguan një të burgosuri në Dubravë, gjenden telefona në brendësi!

Kronikë e zezë

Bastiset kasetofoni që familjarët i dërguan një të burgosuri në Dubravë, gjenden telefona në brendësi!

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:00
Kasetofoni

Në Qendrën Korrektuese Dubravë  gjatë kontrollimit  të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër.

“Oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një Kasetofoni , i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit.Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5,  një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”;  dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu thuhet se lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.

Image
Kasetofoni

“Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat