Emrat e personave që ju gjetën 20 kilogramë drogë, armë e fishekë

Kronikë e zezë

Emrat e personave që ju gjetën 20 kilogramë drogë, armë e fishekë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për posedim të lëndëve narkotike dhe armë. Të njëjtëve u janë konfiskuar 20 kilogramë substanca narkotike, cigare të mbushura me substancë të llojit marihuanë armë, fishekë dhe mbi 7 mijë euro.

Portali arbresh.info ka marrë vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se pesë të arrestuarit janë Alor Sheholli, Blerim Dragusha, Ardolind Dragusha, Argjent Bytyqi  dhe Rexhep Isufi.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarve u ajnë konfiskuar edhe peshore elektronike, qese paketim të substancës narkotike, folje alumini, karikator.

“Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.

Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.

3 peshore elektronike

Qese për paketim të substancës narkotike

Folje alumini

Një palë doreza

Një armë zjarri

Një karikator

Tre fishekë

11 paketime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram

7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro

Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat