Shet pronën e huaj në vlerë 203 mijë euro, arrestohet

Kronikë e zezë

Shet pronën e huaj në vlerë 203 mijë euro, arrestohet

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:18
Ilustrim

Policia e Kosovës me datë 15 korrik 2020 ka intervistuar një person të dyshuar lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, “Mashtrimi” nga neni 323 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së.

Me datë 03.07.2020 në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të shitjes së një prone të paluajtshme, pa dijeninë e pronarit, për shumën në vlerë prej 203,000.00€.

Pas pranimit të kësaj informate, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e person/ave të dyshuar, ku dhe si rezultat është bërë identifikimi i personit të parë të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të lartëcekura.

Lidhur me rastin, është bërë intervistimi i personit Sh. H., ku i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtit i është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.

Poashtu lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj tre të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat