Vdes një 34 vjeçare në Berivojë të Kamenicës, dyshohet se u vra nga burri

Kronikë e zezë

Vdes një 34 vjeçare në Berivojë të Kamenicës, dyshohet se u vra nga burri

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Një 34 vjeçare ka ndërruar jetë sot në Berivojë të Kamenicës, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Këtë për media e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës”.

“Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare)”.

“Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat