Vrau kryeplakun e fshatit ‘Mërqi’, dënohet 16 vite ekzekutori Tonin Ndoj

Kronikë e zezë

Vrau kryeplakun e fshatit ‘Mërqi’, dënohet 16 vite ekzekutori Tonin Ndoj

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 24-vite burg Tonin Ndojn,  autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi Gjin Marku. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 19-qershor të vitit 2019.

Autori I ngjarjes e kishte edhe mik të familjes kryeplakun e ekzekutuar nga vetë ai dhe nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Mësohet se autori i ka kërkuar viktimës t’i jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga 64-vjeçari. Menjëherë Gjini ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend.

I pandehuri është dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje” por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtua kërkesa që i është pranuar nga gjykata atij i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat