Kokainë dhe para në makinë, policia arreston të rinjtë në Tiranë

Kronikë e zezë

Kokainë dhe para në makinë, policia arreston të rinjtë në Tiranë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:23
Foto Ilustrim

Seksioni i hetimit të narkotike në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë ndaluar një automjet ku brenda tij ndodheshin 2 persona me iniciale Sh. M., 22 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç, gjatë kontrollit të kryer nga policia u sekuestruan një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe një sasi parash.

Personat janë arrestuar dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi I policisë:

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. M., 22 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat