Ndalohen dy persona në Podujevë për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona në Podujevë për armëmbajtje pa leje

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Polica e Kosovës ka shoqëruar dy persona në stacion, pasi të dyshuarve u janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë në Podujevë.

Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është i mitur.

“Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që gjatë kontrollimi të tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat