33-vjeçarja e sëmurë u përdhunua nga fqinji/ Apeli prekës i vëllait

Kronikë e zezë

33-vjeçarja e sëmurë u përdhunua nga fqinji/ Apeli prekës i vëllait

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:26
Foto Ilustrim

Pas arrestimit të 56- vjeçarit E. Bushi, i akuzuar si i dyshuar për përdhunimin e një 33-vjeçareje me probleme mendore, ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me foshnjën që pritet të lindë pas pak javësh. Vajza, sipas mjekëve, rezulton të jetë 8 muajshe shtatzënë dhe pasi i janë bërë ekzaminimet ajo është rikthyer pranë familjes në fshatin Ardenice. Por të parët që kanë reaguar kanë qenë familjarët e saj.

Vëllai i 33-vjeçares, i cili ka bërë edhe denoncimin e rastit, ka kërkuar që vajza të mos kthehet në shtëpi, por të merret nga ndonjë qendër sociale e të vendoset se çfarë do të bëhet me fëmijën. I vëllai është shprehur për mediat se pas lindjes është i gatshëm që ta marrë sërish të motrën në shtëpi.

“E vizituan, kontrolluan dhe e sollën këtu prapë. Çfarë të bëj unë me fëmijën që do lindë. Shteti duhet të marrë masa ta çojë në ndonjë qendër që të kujdeset për të lindur fëmija e pastaj ne e marrim prapë, por kështu unë s’kam asnjë mundësi. Ajo nuk është e zonja të mbajë veten, jo të mbajë edhe fëmijë. Unë nuk mundem. Edhe babai ynë është i moshuar e s’ka mundësi të punojë që ta mbajë. Shteti të marrë masa”, ka thënë vëllai i së abuzuarës.

Ndërkohë që hetimi për rastin po vijon, pasi fqinj e dëshmitarë të fshatit kanë hedhur dyshime se të tjerë burra janë të përfshirë në këtë sulm seksual ndaj 33-vjeçares, krejt e pavetëdijshme për veprimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat