Rrahin keq 40 vjeçarin, në pranga dy vëllezër nga Roskoveci

Kronikë e zezë

Rrahin keq 40 vjeçarin, në pranga dy vëllezër nga Roskoveci

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:28
Policia e Fierit

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Fierit, për shkak se kanë goditur me sende të forta një 40-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të arrestuarit janë vellezërit E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.penale “Plàgosje e rèndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat