E rëndë, vritet me thikë një 35-vjeçar

Kronikë e zezë

E rëndë, vritet me thikë një 35-vjeçar

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:53
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një 35-vjeçar është goditur me thikë e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën pranë varrezave të qytetit.

I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi t'i bënte ballë plagëve të marra.

Ende nuk janë të qarta arsyet e konfliktit që çoi në vdekjen e një personi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat