Grabitje e armatosur në kryeqytet

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në kryeqytet

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një person ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në marketin e tij në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, kishte hyrë një person me maskë dhe nën kërcënimin e thikës kishte arrit të marr rreth dyqind (200) euro dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar ndërsa deri tani i dyshuari nuk është identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat