Tre persona kapen në Vërmicë duke kontrabanduar 12 sirianë

Kronikë e zezë

Tre persona kapen në Vërmicë duke kontrabanduar 12 sirianë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një i dyshuar mashkull shtetas i Sirisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar 12 shtetas sirianë rreht orës 07. 45  në fshatin Vërmicë të Prizrenit. 

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për veprën penale kontrabandim me migrantë.

Edhe nga Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, tregojnë se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona për 48 orë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat