Pejë, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Kronikë e zezë

Pejë, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë publike rastin e dorëzimit të një portofoli në Stacionin Policor nga qytetari Gani Elezaj nga Peja.

Në portofol kishte një shumë të konsiderueshme parash. Derisa qytetari në fjalë ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në stacionin policor për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e policisë, kuleta dhe paratë i janë kthyer pronarit.

Me këtë rast Policia e Kosovës falënderon qytetarin Elezaj për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Urojmë që ky rast të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat