“Lazarati i vogël” gjindet në shtëpinë e gjakovarit, Policia po heton, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

“Lazarati i vogël” gjindet në shtëpinë e gjakovarit, Policia po heton, i dyshuari në arrati

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 11:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur një lokacion më bimë narkotike në Gjakovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objekte përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: 25 bimë në proces të përpunimit dhe zhvillimit të bimës narkotike të llojit- kanabis sativa, 4 shishe të ndryshme të mbushura me lëngë dyshohet të jetë vaj kanabisi.

Poashtu janë gjetur edhe dy tenda për kultivim të bimëve, dy rregullator te rrymës, dy flutura për freskim ajri, një ventilator, një termometër dhe gjashtë copë fishekë të kalibrit të panjohur.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti vazhdon të hetohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat