Tre persona sulmojnë zyrtarët policorë në Podujevë

Kronikë e zezë

Tre persona sulmojnë zyrtarët policorë në Podujevë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, meqenëse i njëjti bashkë me dy persona të tjerë që gjenden në arrati i kanë sulmuar zyrtarët policorë, raporton Express.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 29.07.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë të panjohur që gjenden në arrati  i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë  në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat