Detaje të reja/ Si humbi jetën me kajak i riu në lumin Drin

Kronikë e zezë

Detaje të reja/ Si humbi jetën me kajak i riu në lumin Drin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 17:57
Foto Ilustrim

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja aksidentale e ndodhur në mesditë në ujërat e lumit Drin i Zi, ku humbi jetën një i ri.

Sikundër mësohet E. Z, 17 vjeç, ka qenë duke lundruar me kajak, kur ka humbur në ujërat e lumit.

Ai mësohet se ka rënë nga kajaku në një vend pranë Urës së Telit , ku lumi Drin është i rrëmbyeshëm .

Dy shokët e tij kanë shpëtuar, ndërsa E.Z është gjetur nga disa pushues rreth 5 km më poshtë në fshatin Selane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat