Ditë tragjike: Vetëm sot katër të mbytur në ujërat shqiptare

Kronikë e zezë

Ditë tragjike: Vetëm sot katër të mbytur në ujërat shqiptare

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 19:31
Foto Ilustrim

Katër persona humbën jetën sot në ujërat shqiptare.Një ngjarje tragjike ndodhi në Dibër, ku një fëmijë u mbyt në lumin Drini i Zi.

Ka qenë një telefonatë në Spitalin e Dibrës, që ka dhënë lajmin e trishtë, pasi ka kërkuar një ambulancë, që të shkojë për të marrë të mbyturin në afëri të Luznisë, në lumin Drini i Zi.

Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijes.

Paraprakisht në Lumin Vjosë, në Fier u mbyt një 30-vjeçar ndërsa në lumin Buna të Shkodrës humbën jetën dy persona të tjerë, një adoleshentë dhe një kalimtar i rastit i cili mbeti pa shenja jete pasi u hodh në lum për ta shpëtuar të riun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat