Zbulohen 70 kg kokainë në kontenier me banane

Kronikë e zezë

Zbulohen 70 kg kokainë në kontenier me banane

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një ngarkesë kokaine është zbulura nga departamenti i anti-kontrabandës të Doganave greke në një kontenier me banana në portin e Pireut.

Sistemi me rreze X zbuloi se në kontenier kishte pako të dyshimta dhe më pas iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm edhe me qenin Axel.

Gjatë kontrollit janë gjetur 60 pako me kokainë me një peshë totale prej 70.5 kg të fshehura me kujdes në pajisjet e  sistemit të ftohjes së kontejnerit.

Ngarkesa e cila vinte nga Amerika e Jugut kishte destinacion një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas medieve greke dyshimet janë se ngarkesa do të bënte një ndalesë në portin e Durrësit ndërsa destinacioni final ishte Bosnje Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat