Të dënuar për vrasje e plagosje, ekstradohen nga Londra dy shtetas shqiptarë

Kronikë e zezë

Të dënuar për vrasje e plagosje, ekstradohen nga Londra dy shtetas shqiptarë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:21
Ilustrim

Dy shtetas shqiptarë, të dënuar për vepra kundër të rënda kundër personit, u ekstraduan nga Mbretëria e Bashkuar mëngjesin e sotëm (1 gusht).

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë të dy shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Ndërsa Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat