Elbasan, përplasen makinat, 1 i vdekur 2 të plagosur. Njëra makinë nga Maqedonia e Veriut

Kronikë e zezë

Elbasan, përplasen makinat, 1 i vdekur 2 të plagosur. Njëra makinë nga Maqedonia e Veriut

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:51
Ilustrim

Dy makina janë përplasur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, dhe përpasojë ka ndërruar jetë një person ndërsa dy u plagosën.

Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç,  banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç,  banues në Tiranë,  i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve” informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat