Vjedhje në xhami e në objekte tjera, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Vjedhje në xhami e në objekte tjera, katër të arrestuar

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar për vjedhje në objekte të ndryshe në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur stoli ari, argjendi e bizhuteri tjera që dyshohet se janë vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë është arrestuar një person, pasi më 21 korrik, përmes derës së hyrjes ka depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga aty ka vjedhur 95 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse, në F. Kosovë është arrestuar i dyshuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer disa vepra vjedhje në lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: një llaptope, iped, bizhuteri, syze, pafrymë të ndryshme, makinë për prerje dhe tharje të flokëve , dorëza, një kapelë dhe 3710€ kartëmonedha të fotokopjuara. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat