​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje dhe lëndim trupor

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje dhe lëndim trupor

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në sheshin “Skënderbeu” në Pejë, i njëjti pas arrestimit është ndaluar për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat