Inspektorati Policor thotë se Policia e Kosovës nuk po kryen punën e tyre si duhet gjatë pandemisë - Bota Sot
Inspektorati Policor thotë se Policia e Kosovës nuk po kryen punën e tyre si duhet gjatë pandemisë

Kronikë e zezë

Inspektorati Policor thotë se Policia e Kosovës nuk po kryen punën e tyre si duhet gjatë pandemisë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 21:09
Ilustrim

T7 ka siguruar raportin e Inspektoratit Policor për punën e Policisë gjatë pandemisë.

Janë 12 orë në terren.

Gjithë këtë angazhim Polica e Kosovës e kanë për shkak të pandemisë COVID-19, që ka kapluar edhe Kosovën.

Por, e për punën që bëjnë zyrtarët policor marrin edhe kritika.

Madje puna e tyre gjatë kohës së pandemisë, është monitoruar nga ana e Inspektoratit Policor.

Në raportin e hartuar nga ky organ e që e ka siguruar T7, janë evidentuar disa shkelje.

Inspektimi është kryer gjatë muajit prill, ndërsa shkeljet e evidentuara kanë të bëjnë kryesisht me lejimin e qarkullimit në zona të karantinuara.

Një rast i tillë është vërejtur në fshatin Kijevë.

Edhe në Klinë inspektorët e IPK-së kanë vërejtur se zbatimi i masave ka qenë në nivel të papranueshëm.

Sipas raportit policët kanë filluar të jenë të më të vëmendshëm vetëm pasi i kanë parë inspektorët në terren.

Zonë e karantinuar ishte edhe komuna e Zvecanit.

Inspektorët kanë vërejtur se masat kundër virusit korona po zbatoheshin shumë pak.

Siuatë më e mirë nuk ishte as në pjesën në Mitrovicën Veriore.

Këtu inspektorët e IPK-së gjetën se Policia nuk po e kryente punën si duhet pasi po lejonte lëvizjen e qytetarëve.

IPK pos qyteteve të karantinuar ka inspektuar edhe stacionet e policisë kufitare e ku janë evidentuar mungesë e veshjeve mbrojtësve medicinale për stafin.

Ndërkohë pas këtij inspektimi IPK ka rekomanduar komandantët e stacioneve policore që të ushtrojnë kontrolle më të shpeshta të zyrtareve policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat