​Mbytet një person në liqenin e Radoniqit

Kronikë e zezë

​Mbytet një person në liqenin e Radoniqit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:23
Liqeni i Radoniqit

Një person ka humbur jetën në liqenin e Radoniqit. Policia e Kosovës bën të ditur se dëshmitarë të rasti kanë arritur të nxjerrin viktimën nga liqeni, teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Nga dëshmitarët është dërguar në QKMF viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve, ata e kishin nxjerr nga uji i liqenit dhe i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat