Arrestohet ‘Kauboji i Vushtrrisë’ - Bota Sot
Arrestohet ‘Kauboji i Vushtrrisë’

Kronikë e zezë

Arrestohet ‘Kauboji i Vushtrrisë’

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:32
Ilustrim

Të premten një ngjarje aspak të zakonshme ndodhi në Vushtrri.

Një person i dyshuar është parë me revole në brezë, derisa po drejtonte një motoçikletë.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arritur që dje të arrestojë personin e dyshuar, të cilit edhe i është konfiskuar arma.

Me vendim të prokurorit, njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Më 02.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë ishte parë me armë në brez. Nga i njëjti është konfiskuar arma, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat