Kapen me 370 kg duhan, arrestohen katër ferizajas

Kronikë e zezë

Kapen me 370 kg duhan, arrestohen katër ferizajas

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Në mesditën e djeshme në Ferizaj janë arrestuar katër persona, kjo pasi që janë kapur duke kultivuar duhan refuz.

Policia ka njoftuar se pasi ka kontrolluar shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur 370 kilogram duhan dhe një makinë për grirjen e duhanit.

“Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar 4 të dyshuar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.

Në këtë aksion policia ishte e shoqëruar  edhe nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat