Prizrenasi organizoi aheng në kohë pandemie, nisin hetimet për të

Kronikë e zezë

Prizrenasi organizoi aheng në kohë pandemie, nisin hetimet për të

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Tash e sa ditë është ndaluar tubimi i më shumë se 5 personave, kjo për shkak të pandemisë Covid-19. Por, një prizrenas nuk ka nguruar të organizojë një aheng familjar, që bie ndesh me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë është hapur rast.

“Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat