Ndalohen 58 persona për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit

Kronikë e zezë

Ndalohen 58 persona për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar 58 persona për mosrespektim të masave të qeverisë kundër përhapjes së pandemisë.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka kufizuar lëvizjen e lirë dhe ka ndaluar tubimet apo ahengjet familjare.

Mirëpo kosovarët nuk po i respektojnë këto vendime të qeverisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 58 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit më së shumti të ndaluar ka në Prizren dhe Mitrovicë.

Më poshtë ju sjellim në detaje të gjitha rastet:

Podujevë 03.08.2020-10:10.  Është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese  për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.

Ferizaj 03.08.2020-20:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 02.08.2020 – 23:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 02.08.2020 – 23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren  03.08.2020-00:30 .Gjatë patrullimit është hasur duke punuar një lokal në të cilin brenda ishin rreth 11 persona. Pas verifikimit të tyre të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe  në konsultim   me prokurorin  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 03.08.2020-02:05. Gjatë patrullimit janë  ndaluar tre meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar ne kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të lartcekurit janë intervistuar dhe  në konsultim  me prokurorin  rasti  shkon në procedure të rregullt.

Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 03.08.2020-23:00. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 20  persona  të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së.  Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 03.08.2020-22:40. Gjatë patrullimit është hasur duke punuar lokali në të cilin brenda ishin rreth 10  persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së.  Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë 03.08.2020-22;41. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Suharekë 03.08.2020-23:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 03.08.2020-23:20.  Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti pasi që i njëjti ka mbajtur të hapur lokalin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malisheve 03.08.2020-21:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 02.08.2020 – 23:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 02.08.2020 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 02.08.2020 – 23:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 02.08.2020 – 23:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 02.08.2020 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat