Abuzoi me të miturën, arrestohet i riu në Durrës... - Bota Sot
Abuzoi me të miturën, arrestohet i riu në Durrës...

Kronikë e zezë

Abuzoi me të miturën, arrestohet i riu në Durrës...

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Një 20-vjeçar i identifikuar me inicialet N.B., është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një vajzë të mitur të moshës 17 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe 20-vjeçari do të gjykohet për veprën penale. “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Gjatë muajve të fundit, janë denoncuar shpesh herë raste abuzimesh seksuale ndaj të miturve. Në vendin tonë u organizuan edhe protesta ku shumë të rinj dolën në shesh me pankarta në duar “Për fëmijërinë e vjedhur”.

Ja njoftimi i plotë i polcisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat