Sulmohet fizikisht një femër në Gjilan, Policia arreston dy persona

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një femër në Gjilan, Policia arreston dy persona

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi kanë sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndim të lehtë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 20:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima  ka pranuar trajtim mjekësor. ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat