15 vetura përplasen më njëra tjetrën në Prishtinë, 12 persona të lënduar

Kronikë e zezë

15 vetura përplasen më njëra tjetrën në Prishtinë, 12 persona të lënduar

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:28

Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona.

Sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 15 vetura.

Nga ky aksident 12 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për mjekim.

Më datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thene zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat