Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Podujevë - Bota Sot
Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Podujevë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ai dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht një femër në telefon dhe përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare në telefon dhe  përmes rrjeteve sociale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat