Vrasja në Gjirokastër, ja dyshimet ku mund të fshihet autori i krimit

Kronikë e zezë

Vrasja në Gjirokastër, ja dyshimet ku mund të fshihet autori i krimit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:51
Foto Ilustrim

Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes së shtetasit Gëzim Saraçi këtë pasdite në aksin rrugor Poliçan-Suhë në qarkun e Gjirokastrës.

Saraçi, banues në Gjirokastër,  u vra me sende të forta në kamionçinën e tij nga personi me të cilin po udhëtonte.

Dyshimet e para janë se gjithçka ka lindur pas një konfikti të çastit.  

Deri më tani janë ngritur dy pista se ku mund të fshihet autorit, i cili tashmë është identifikuar.

Ai mund të jetë fshehur ose në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë ose në fshatin Ndëran në Zagorie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat