Rrahu gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Rrahu gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti në vazhdimësi kishe ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.

Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore bashkë më fëmijët, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mitrovicë 04.08.2020 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe fëmijëve të saj. Viktima pas intervistimit së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat