Policia ndërprenë ahengun familjar në Pejë, organizatorëve u jepen gjoba

Kronikë e zezë

Policia ndërprenë ahengun familjar në Pejë, organizatorëve u jepen gjoba

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:01
Foto Ilustrim

Kosovarët po vazhdojnë mos t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit.

Mbrëmë në fshatin Stankaj të Pejës, raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Në vendin e ngjarjen kanë dalur edhe Inspektoret Komunal, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatorë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kujtojmë se gjendja me koronavirusin në vendin tonë është jashtëzakonisht e rënduar, teksa deri tani janë shënuar 300 viktima. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat