Krimi horror/ Sherri për qenin përfundoi me vrasjen e nënës

Kronikë e zezë

Krimi horror/ Sherri për qenin përfundoi me vrasjen e nënës

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:49
Viktima-Nëna

Ngjarja horror e ndodhur në Buçimas të Pogradecit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ndërsa sot në banesën e Firdes Çekiçit janë hapur dyert e mortit të afërm dhe komshinj shprehen të tronditur në lidhje me ngjarjen.

Komshia e Firdesit, e cila kishte gati 40 vite që jeton ngjitur me banesën e familjes Çekiçi, tregon se nuk e priste të ndodhte diçka e tillë, ajo e njihte të moshuarën për grua shumë të mirë por edhe Olsin për djalë të qetë dhe punëtor.

Komshia hedh poshtë fjalët që debati ka nisur për vajzën 15-vjeçare dhe telefonin e saj, pasi kjo e fundit në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar bombën për të bërë kafen gjyshes së saj.

I gjithë sherri duket se ka nisur si fillim mes dy vëllezërve, pasi Olsi kishte një qen që e mbante në banesë dhe ky i fundit ishte duke lehur, vëllai i Olsit i ka gjuajtur me një objekt të pushonte dhe kaq ka mjaftuar që Olsi më pas të fillonte debatin, duke përfunduar me vrasjen e nënës së tij, e cila sapo ishte kthyer nga toka bujqësore.

Vajza 15-vjeçare në momentin që ka dalë nga banesa e komshies ka parë që i ati kishte vrarë gjyshen dhe ka marrë biçikletën për të shkuar në polici.

Dëshmitarja tregon se e ka parë Olsin me mjetin prerës në dorë dhe shumë i qetë e ka pyetur se ku shkoi vajza. Ndërsa në oborr ishte e shtrirë dhe e vrarë e ëma.

Vajza e vogël ka treguar më herët për komshinjtë se ishte mjaft e mërzitur për faktin që ka dalë në media se shkak është bërë ajo dhe telefoni pasi kjo nuk ishte e vërtetë.

Në polici Olsi, i njohur ndryshe si Lorja, ka thënë se diçka e tillë do të ndodhte dhe se ai i linte amanet shtetit vajzën dhe vëllanë. Vetëm para pak kohësh ai kishte dalë nga Spitali i Elbasanit, ku e kishte nxjerrë vetë e ëma, ndërsa grindjet mes tyre kishin qenë të vazhdueshme pothuajse të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat