Shfrytëzoi motrat për prostitucion, detaje nga shqiptari i arrestuar pas hetimeve

Kronikë e zezë

Shfrytëzoi motrat për prostitucion, detaje nga shqiptari i arrestuar pas hetimeve

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:45
Foto Ilustrim

Në prangat e policisë në Napolit ka përfunduar një 39 vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, bëhet me dije se është arrestuar shtetasin Bashkim Allciu, nën akuzën e krimeve të skllavërimit, zhvatjen dhe dëmtimin personal kundër dy motrave ukrainase.

Ato mbërritën në Itali me shpresën për të punuar, por përfunduan duke prostituuar në zonën Giugliano në Campania.

Në kurriz të burrit, i cili ishte arrestuar ndërsa do të merrte vajzat në fund të “ndërrimit” të turnit të punës 17 korrikun e kaluar, u mblodhën prova të mëtejshme në rrjedhën e hetimeve.

Sipas hetuesve, shqiptari me sjellje të dhunshme, ushtronte të drejtën e menaxhimit të financave të viktimave të tij, duke i detyruar të përkuleshin ndaj çdo kërkese.

Majde, ndaj njërës kishte kërkuar 10 mijë euro si kusht për ta lënë të lirë pasi rezultoi shtatzënë.

Hetuesit kanë zbuluar se shfrytëzimi i dy motrave i ka sjellë atij përfitime rreth 32 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat