​Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

​Sulmojnë policët, arrestohen dy persona

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Një shtetas i Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kurse në Obiliq, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat